15 January 2019
14.01.2019- Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës meshqetësim ka marrë lajmin për vrasjen e një maceje të egër (Felis Sylvestris), në rajonin e Ferizajt e cila bënë pjesënë listën e llojeve të egra vendore strikt të mbrojtura. Fillimisht kjo mace e egër ishte identifikuar gabimisht si Rrëqebull (Lynx Lynx Balkanicus).
Menjëherë pas marrjes së informatës Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së bashku me Inspektoratin e MMPH-së, janë angazhuar për të ndërmarrë masat e duhura sipas legjislacionit në fuqi. Mirëpo paraprakisht Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në bazë të kompetencave që ka bazuar në Ligjin për Gjuetinë, ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke u marrë rastin në fjalë.
Me këtë rast duhet cekur dhe sqaruar se njëjtë sikurse Rrëqebulli edhe Macja e egër është një lloj strikt i mbrojtur dhegjuetia e saj ndalohet rreptësisht me ligjet në fuqi, dhe gjithashtu sipaslegjislacionit parashihet edhe dënimi me gjobe dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.
Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për çdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj llojeve të rralla dhe të mbrojtura me ligj.
Nga monitorimi i vazhdueshëm i faunës së egër IKMN përmes kamerave kurthë dhe të dhënave nga terreni ka konstatuar praninë e llojit të maces së egër në disa habitate në territorin e Kosovës dhe gjendja e saj ështëe mirë.