14 November 2018
14.11.2018- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës bazuar në nenin 24 dhe 25 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja (Nr.03/L-160) mbi informimin e publikut për cilësinë e ajrit, dhe duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Normat e Cilësisë së Ajrit (UA 02/2011), përkatësisht në Shtojcën VIII e cila parasheh edhe pragjet e informacionit për PM10 dhe për ndotës tjerë për periudhën 24 orëshe, informon publikun e gjerë që gjatë 24 orëve të fundit ka pasur tejkalime të Vlerave Maksimale të Lejuara për PM10 në disa nga lokacionet matëse dhe si pasojë cilësia e ajrit ka qenë e dobët.
Në mënyrë specifike AMMK informon se pragu i obliguar i informimit për parametrin PM10 (100 ug/m3 për 24 orë) i përcaktuar sipas Shtojcës VIII të Udhëzimin Administrativ për Normat e Cilësisësë Ajrit, është tejkaluar në stacionet matëse në Drenas, Prishtinë (IHMK), Obiliq dhe Gjilan, ndërsa në stacionet matëse në Mitrovicë dhe Han i Elezit ka qenë në kufijtë e pragut të informacionit.
Gjithashtu AMMK ju bënë me dije që të dhënat në kohë reale për cilësinë e ajrit për 5 ndotës (PM10, PM2.5, SOx, NOx dhe O3) në 8 stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit i gjeni në ueb faqen e AMMK dhe IHMK (http://ihmk-rks.com/t/?page=1,21), të dhëna këto që janë kompatibile me Indeksin e Kualitetit te ajrit në Evropë të përcaktuara nga Agjencia e Mjedisit të Evropës.
Në ueb faqen e AMMK dhe MMPH do të gjeni edhe Udhëzuesin për Mbrojtje nga Ndotja e Ajrit varësisht nga nivelet e ndotjes (http://ammk-rks.net/repository/docs/Udhezues_-_Mbrojtja_nga_Ndotja_e_Ajrit_(OK).pdf).