26 October 2018
26.10.2018- Një ekip nga stafi nacional dhe ekspertët ndërkombëtarë të Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit ka vizituar Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për tu njohur më afër me punën e këtij institucioni, nevojat dhe mundësitë për përfitime më efikase nga projekti.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është një nga partnerët kryesorë në zbatimin e projekteve të Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit (Milenium Foundation Kosovo-MFK).
Projekti për cilësinë e ajrit i MFK-së ka për qëllim lehtësimin e qasjes në të dhënat për cilësinë e ajrit dhe rritjen e transparencës në këtë fushë me interes publik përmes investimeve në fuqizimin e rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe realizimin e raportimit në kohë reale.
Përmes përpjekjeve të përbashkëta në sektorin e monitorimit të cilësisë së ajrit MFK dhe AMMK parashikojnë rritjen e bashkëpunimit të bazuar në të dhëna, duke lidhur institucionet, OJQ-të dhe palët tjera të interesit.