20 September 2018
14.09.2018- Kryeshefi i Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina po merr pjesë në seminarin rajonal “Zonat e Mbrojtura dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik”, që po mbahet në Ulqin të Malit të Zi.
Qëllimi i këtij seminari që është pjesë e nje projekti regjional të mbështetur nga Fondi për Ballkanin Perëndimorë është të rrisë bashkëpunimit ndërkufitarë të zonave të mbrojtura në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në fjalën e tij në pjesën hyrëse të seminarit kryeshefi i AMMK ka folur për menaxhimin e zonave të mbrojtura të Kosovës, me theks të veçantë të Parqeve Kombëtare dhe për rolin e tyre në zhvillimin ekonomik.
Pjesëmarrës të takimit kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale nga Mali I zi, Shqipëria dhe Kosova, përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Implementues të projektit janë koliacioni i organizatave joqeveritare “Hapi i gjelbër” nga Ulqini, “Triton” nga Plava,“Era” nga Peja dhe “Toka” nga Tirana.
Gjatë qëndrimit në Ulqin, , Kryeshefi iAgjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina është takuar edheme kryetarin e Komunës së Ulqinit z.Loro Ndrekiq me të cilin ka folur për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit.