17 August 2018
17.08.2018- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2018 ka realizuar studimin e vlerave natyrore në territorin e komunës së Gjakovës.
Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit në bashkëpunim me zyrtarët për mjedis të Komunës së Gjakovës kanë evidentuar për mbrojtje 10 vlera të reja të natyrës si: Trungu i dushkut në Bec, Trungu i dushkut në Herec, Kompleksi i trungjeve në Shqiponjë (Jabllanicë), Kompleksi i trungjeve në Zhabel, Trungu i dushkut në Rrypaj, Kompleksi i trungjeve në Mulliq, Burimi i ujit në Mulliq, Kompleksi i shpellave në Kusar, Burimi i ujit në Kusar dhe Trungu i dushkut në Vogovë.
Lista e monumenteve të natyrës së bashku me studimet e përgatitura i janë dorëzuar për miratim Kuvendit Komunal të Gjakovës. Kuvendi Komunal i Gjakovës ka marr vendim për aprovimin dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës në territorin e komunës së Gjakovës duke i shtuar listës së vlerave të natyrës së Kosovës edhe dhjetë objekte te reja dhe duke e zgjeruar listën e zonave të mbrojtura të Kosovës në 198 zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme.