07 June 2018
04.06.2018- Në Tetovë të Maqedonisë është mbajtur takimi përmbyllës i projektit të Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore -Biodiversitet OBF-BD, për formimin e Organit Këshillëdhënës Ndërkufitarëve të Përbashkët për Rajonin Sharr-Korab-Koritnik. Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, si pjesë e projektit. Ky projekt është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
Në kuadër të kësaj ngjarje anëtarët e Organit të përbashkët këshillëdhënës nga të tre vendet nënshkruan një Memorandum-marrëveshje te rëndësishme për formimin e Këshillimit të Përbashkët Ndërkufitar. Ky organ këshillues ka për qëllim të përmirësojë vendosjen e një mekanizmi të përbashkët bashkëpunimi lidhur me zonat trepalëshe të mbrojtjes Sharr-Korab-Koritnik që mbulon Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Në kuadër të kësaj ngjarje anëtarët e këtij Bordi mbajtën edhe takimin e pare nga të tre vendet dhe grupet e interesitlokal të tri vendeve. Gjate këtij takimi u prezantua statusi i Bordit këshillues si dhe plani i punës. Pas prezantimit te statusit është bere edhe aprovimi, ndërsa plani i punës do te plotësohet me aktivitetet si dhe me afatet kohore për kryerjen e këtyre aktiviteteve.