07 June 2018
04.06.2018- Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2018, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë filluar procesin e evidentimit të vlerave natyrore në territorin e kesaj komune. Me këtë raste gjatë vizitave në terren do të evidentohen vlerat e natyrës me karakter: gjeologjik, gjeomorfologjik, speleologjik, hidrologjik, botanik etj., të cilat më pas në bazë të vlerave të veçanta me të cilat disponojnë do ti propozohen për mbrojtje Kuvendit Komunal të Deçanit- Lista preliminare e monumenteve të natyrës.
Pas miratimit nga Kuvendi Komunal, Instituti do të vazhdoj studimin e vlerave me përgatitjen e elaborateve të veçanta për të gjitha vlerat e natyrës të miratuara nga kuvendi komunal i Deçanit.
Me këtë rast Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës përveç bashkëpunimit me komunën e Deçanit kërkon mbështetjen edhe te qytetarëve të cilët mund të bëjnë propozimet e tyre për vlerat e natyrës të lartcekura që të vihen në mbrojtje institucionale.
Deri me tani në territorin e komunës të Deçanit, vlerat të mbrojtura natyrore përveç Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, monumente të mbrojtur të natyrës janë edhe: Trungu i blirit (Tilia argentea) - Isniq (1968 ) dhe kompleksi i trungjeve të blirit (Tilia argentea)- Isniq (1968).