04 June 2018
04.06.2018- Raporti është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive për raportim për gjendjen e mbeturinave sipas Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ligjit për Mbeturina.
Qëllimi kryesor i Raportit është informimi i publikut për gjendjen e mbeturinave të ngurta komunale në Kosovë, mirëpo përmes këtij raporti, synohet që të ndikohet edhe në përmirësimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave. Ky raport do të shërbejë edhe si një udhëzues i mirë për orientimin e projekteve dhe mbështetjes së donatorëve në sektorin e mbeturinave të ngurta komunale.
Raporti përmban të dhëna për kornizën ligjore, strategjike dhe institucionale në sektorin e mbeturinave të ngurta komunale, të dhëna për gjendjen e përgjithshme të mbeturinave duke përfshirë gjenerimin e mbeturinave komunale, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, sasinë e mbeturinave të deponuara dhe gjendjen e deponive sanitare të mbeturinave.
Të dhënat e prezantuara në këtë Raport janë mbledhur gjatë punës në terren nga ekipet e AKMM-së, të dhëna që janë siguruar nga kompanitë publike regjionale, Kompania për Menaxhimin e Deponive tëKosovës-KMDK, komunat, projektet si dhe institucione tjera qeveritare dhe joqeveritare.
Ngritja e shkallës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, do të përmirësoj dukshëm edhe procesin e mbledhjes, shkëmbimit dhe përpunimit të të dhënave si dhe raportimin për gjendjen e këtij sektori mjedisor.
Me këtë rast AMMK, shpreh falënderime për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare, operatorët ekonomik, donatorët, dhe ndërmarrjet e ndryshme për bashkëpunimin e treguar në finalizimin e këtij Raporti.
Për më shumë shkarkoni dokumentin
Menaxhimi i mbeturinave komunale në Kosovë, raport mbi gjendjen