19 October 2017
19.10.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, në të dy lokacionet në oborrin e nderteses Rilindja dhe në oborrin e Institutit Hidrometeorologjik.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve ka pasur tejkalime në të dy stacionet në Prishtinë.
Në stacionin e vendosur ne oborrin e nderteses Rilindja janë shënuar vlerat si vijon:
Me datë 18.10.2017 është shënuar 62.9 µg/m3
Me datë 17.10.2017 është shënuar 58.7 µg/m3
Me datë 16.10.2017 është shënuar 53.4 µg/m3
Ndersa në stacionin e vendosur ne oborrin e IHMK janë shënuar vlerat si vijon:
Me datë 18.10.2017 është shënuar 70.6 µg/m3
Me datë 17.10.2017 është shënuar 68.8 µg/m3
Me datë 16.10.2017 është shënuar 53.4 µg/m3