03 March 2017
03.03.2017-Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, gjatë dy ditëve nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Gjate këtyre ditëve vlera mesatare ditore është shënuar me 02.03.2017 dhe ka arritur në 23.1 µg/m3, që është brenda normave te lejuara (vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit tënjeriut është 50 µg/m3).
Përqendrimet e regjistruara për ndotësin PM2.5, kanë shënuar vlerat maksimale po të njëjtën ditë (02.03.2017) dhe kanë arritur vlerën mesatare ditore në 14.3 µg/m3.