383 - Lajmi Single | AMMK

Cilësia e ajrit në Prishtinë 20-21.02.2017

21 February 2017

foto

21.02.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

 

Gjate këtyre ditëve vlera mesatare ditore është shënuar me 20.02.2017 dhe ka arritur në 51.1µg/m3, që është mbi normat e lejuara (vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3).

 

Përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5, i cili ka arritur vlerën mesatare ditore në 46.4µg/m3.

 

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultati ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve në ajër.

 

 

Për më shumë raporti nga IHMK