14 February 2017
14.02.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se edhe gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 13.02.2017 e cila ka arritur në vlerën 33.3 µg/m3, dhe e cila është brenda normave të lejuara.
Përqendrime të ulëta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale te mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 28.1 µg/m3.