373 - Lajmi Single | AMMK

Raporti për cilësinë e ajrit 8 dhe 9 Shkurt 2017

09 February 2017

foto

09.02.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

 

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 08.02.2017 e cila ka arritur në vlerën16.3µg/m3, dhe e cila është brenda normave të lejuara.

 

Përqendrime të ulëta janë paraqitur  edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale te mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 12.6µg/m3.

 

Për më shumë Raporti nga IHMK