04 February 2017
04.02.2017- Organizuar nga instrumenti i Bashkimit Evropian për Mbështetje Teknike dhe Shkëmbim te Informatave-TAIEX dhe Agjencia Federale e Gjermanisë - UBA, një delegacion nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nga Kosova dhe një nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nga Shqipëria, kanë qenë pjesëmarrës të vizitës studimore ne Berlin te Gjermanisë me temën"Regjistri i Shkarkimeve në Mjedis dhe Transferimi i Ndotësve - (Pollutant Release and Transfer Register).
Gjatë vizitës studimore delegacionet fillimisht kanë qëndruar në Agjencinë Federale të Gjermanisë ku kanë parë nga afër menaxhimin e sistemit të PRTR nga institucionet qendrore, bazën ligjore dhe aspekte tjera të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe me Komisionin Evropian sa i përket rregullores së PRTR dhe Direktivës për Ndotje Industriale.
Delegacionet kanë vizituar edhe Administratën e Senatit të Landit të Berlinit përkatësisht Departamentin për Zhvillim Urban dhe Mjedis, ku kanë parë se si ndërlidhet procesi i lejedhënies mjedisore me sistemin e PRTR dhe si bëhet, mbledhja, përpunimi, validimi i të dhënave dhe raportimi i tyre nga niveli i lendeve tek nivelet më të larta shtetërore.
Pjesëmarrësit e vizitës studimore nga Kosova dhe Shqipëria kanë qëndruar edhe në Agjencinë e Mjedisit të Republikës së Saksonisë në Halle, ku nga përfaqësuesit e kësaj agjencie kanë marrë përvoja nga procesi i menaxhimit të sistemit të PRTR, kontrolli dhe cilësia e të dhënave, përpunimi i të dhënave, ndërlidhja me procesin e lëjëdhënies dhe me Direktivën për Ndotje Industriale dhe atë për Impiante e Djegies së Madhe,si dhe për bashkëpunimin me nivelin federal, dhe me institucionet tjera relevante.
Pjesë e veçantë e vizitës ka qene edhe vizita e impianteve që janë pjesë e raportimit në sistemin PRTR, sikurse ishte vizita në impiantin e prodhimit të energjisë nga gazi Vattenfall në Berlin të Gjermanisë dhe impiantin për prodhimin e energjisë nga thëngjilli KW Schkopau, në Hale të Republikës së Saksonisë.
Gjatë vizitës janë realizuar edhe takime tjera si ajo në Laboratorin e Berlinit të Agjencisë Federale të Mjedisit, ku delegacionet kanë parë nga afër projektet dhe impiantet testuese për trajtimine ujërave nëntokësore, dhe takimi në Organizatën Joqeveritare Green Peace, zyra në Berlin, ku kanë mësuar për rolin e organizatave joqeveritare në procesin e PRTR, ndikimin e tyre ne procesin e vendimarrjes dhe bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera.
Vizita është përmbyllur me një diskutim të delegacioneve nga Kosova dhe Shqipëria me përfaqësuesen e Agjencisë Federale Gjermane për PRTR, znj. Sabine Grimm, ku janë përmbledhur rekomandimet nga vizita dhe jane dikutuar hapat dhe aktivitetet e radhës dhe mundësinë e vazhdimit të mbështetjen nga Qeveria Gjermane për projektin regjional Mbështetja për themelimin dhe avancimin e PRTR në Ballkanin Perëndimorë dhe në Republikën e Moldavisë, pjesë e të cilit pritet të jenë edhe Kosova dhe Shqipëria.