366 - Lajmi Single | AMMK

Cilësia e ajrit në Prishtinë për datat 1 dhe 2 shkurt 2017

03 February 2017

foto

03.02.2017-Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se edhe gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të ndjeshme te vlerave kufitare ditore me PM10.

 

Vlera mesatare ditore me date 01.02.2017, ka qenë 52.4µg/m3 , ndërsa që me datën 02.01.2017 ka qenë  54.8µg/m3.

 

Tejkalime te ndjeshme janë paraqitur  edhe me ndotësin PM2.5 për të cilën me datë 01.02.2017 është regjistruar vlera e mesatares ditore  52.0µg/m3. ndërsa që me datën 02.01.2017 ka qenë  54.2µg/m3.

 

 

Për më shumë:

 

Raporti i IHKK për datën 01.02.2017

 

Raporti i IHMK për datën 02.02.2017