01 February 2017
01.02.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se edhe gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera mesatare ditore me date 31.01.2017, ka qenë 79.7µg/m3 që është më e lartë se vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut 50ug/m3.
Përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 për të cilën është regjistruar vlera e mesatares ditore 79.1µg/m3.