30 January 2017
30.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 29.01.2017 ku ka arritur në vlerën 254.9µg/m3, me datë 27.01.2017 është regjistruar vlera 68.89µg/m3, ndërsa me datë 28.01.2017 është regjistruar vlera 217.09µg/m3.
Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultati ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur, shpejtësia e erës 0.0 m/s, lagështia e lartë e ajrit98%, shtypja atmosferike 952.6 mb, temperatura -11.6 grade C. Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajër.
Për më shumë raporti nga IHMK.