27 January 2017
27.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte se gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera mesatare ditore me date 25.01.2017, ka qenë 24.0µg/m3, e cila është brenda kufijve të lejuar.
Përqendrime të ulëta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 për të cilën është regjistruar vlera e mesatares ditore 21.0µg/m3.
Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultati ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mungesa e mjegullës, shpejtësia e erës 0.5m/s, lagështia me e ultë e ajrit 81%, shtypja atmosferike 958.4mb, temperatura -11.3oC. Kjo gjendje ka ndikuar që të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajër.