20 January 2017
20.01.2017- Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimi i mjegullës, paraqitja e erës, dhe reshjet e borës.
Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar cilësinë e ajrit.
Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është konstatuar se gjatë ditëve të fundit nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Me datën 19.01.2017 vlera mesatare ditore ka qenë 16.5 µg/m3, që është dukshëm nën vlerat kufitare ditore te lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut (50ug/m3).
Përqendrime të ulëta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 i cili gjatë kësaj kohe, ka regjistruar vlerën mesatare ditore 14.0µg/m3.
Për më shumë raporti nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës