354 - Lajmi Single | AMMK

Cilësia e ajrit në Prishtinë, në parametra të normales!

18 January 2017

foto

18.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është konstatuar se gjatë ditëve të fundit nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

 

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera mesatare ditore me date 17.01.2017, ka qenë 22.6µg/m3.  

 

Përqendrime të ulëta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 i cili me datën 17.01.2017, ka regjistruar vlerën mesatare ditore 20.8µg/m3.

 

Për më shumë Raporti i IHMK-së