17 January 2017
17.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara ngamonitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është konstatuar se gjatë ditëve të fundit nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera mesatare ditore me date 16.01.2017, ka qenë 47.3µg/m3.
Përqendrime më të ulëta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 i cili me datën 16.01.2017, ka regjistruar vlerën mesatare ditore 41.2µg/m3.