13 January 2017
13.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Me datën12.01.2017, mesatarja ditore ka arritur vlerën 114.8µg/m3, që është tejkalim nga vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit 50ug/m3.
Përqëndrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 i cili po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, ka arritut vlerën mesatare ditore në 112.9µg/m3.
Për më shumë bashkëngjitur Raporti i IHMK.