27 December 2016
27.12.2016- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 24.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 90.0µg/m3, ndërsa me date 23.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 46.2µg/m3, me date 25.12.2016, vlera mesatare ditore ka qen 98.2µg/m3, dhe me date 26.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 54.9µg/m3, shih grafikonin në vazhdim.