20 December 2016
20.12.2016- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit në stacionet matëse në Prishtinë, është vërejtur se edhe gjatë ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera mesatare ditore e regjistruar me datën 19.12.2016 ka qene 168.3µg/m3, e cila njëherit është vlera më e lartë e regjistruar gjatë këtij viti, ndërsa që vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut për PM10 është 50ug/m3.
Përqëndrime të larta janë regjistruar edhe për thërmiat PM2.5, ku në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion është regjistruar vlera e mesatares ditore prej 156.11µg/m3, që korrespondon me vlerën 207 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit(AQI), ose me zonën ngjyrë vjollce, që është shumë e pashëndetshme, ku posaçërisht janë të rrezikuar personat me sëmundje të frymëmarrje dhe me sëmundje të zemrës, te moshuarit dhe fëmijët.
Personave të tillë ju rekomandohet që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura dhe qëndrimi i gjatë në zonat me koncentrim të ndotjes.
Kjo gjendje ka ardhur si pasojë jo vetëm e burimeve ndotësë në cilësin e ajrit që tani më janë të njohura, por edhe për shak të kushteve jo të favorshme meteorologjike të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore ku janë regjistruar parametrat meteorologjik si vijon: Era 0.0 m/s, Temperatura -100C, Lagështia 98% dhe Shtypja atmosferike 959.1mb.