331 - Lajmi Single | AMMK

Raporti per gjendjen e cilesise se ajrit 12-13 12 2016

13 December 2016

foto

13.12.2016 -Përmirësohet gjendja e cilësisë se ajrit në Prishtinë.

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë dy ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3,ndërsa gjate këtyre ditëve vlera ditore maksimale është shënuar me date 12.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 44.6µg/m3 e cila është brenda limitit të lejuar për vleren mesatare ditore, gjë që vërehet edhe nga grafikoni në vazhdim. Nga ora 20:00 vërehet një rënje drastike e përqendrimit të PM10 dhe PM2.5 gjë që është si rrjedhoje e ndryshimit të kushteve meteorologjike ngase nga ora 20:00 edhe shpejtesia e levizjes së ajrit është ngrite dhe ka krijuar kushte të favorshme për shperndarjen e ndotjës se emituar.

 

Përqëndrime  më të ulta janë paraqit me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 38.8 µg/m3.

 

 

Për më shumë Raporti i plotë nga IHMK