08 December 2016
07.12.2016- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometerorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit nga stacionet matëse nëPrishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit, ndonëse në shkallë më të ulët janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa që me datë 07.12.2016, është regjistruar vlera 51.5µg/m3.
Përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, është regjistruar vlera maksimale prej 49 µg/m3.