01 December 2016
01.12.2016- Në seancën e djeshme plenare, Kuvendi i Kosovës, përveç tjerash kishte ne rend dite edhe shqyrtimin e Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit.
Pas diskutimeve dhe debateve në lidhje me Raportin u konstatua se Raporti paraqet gjendjen reale te mjedisit ne Kosovë dhe se rekomandimet dhe të dhënat që prezanton ai janë një bazë e mirë për të marrë masa dhe për të hartuar politika për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
Sot në vazhdimin e seancës, Kuvendi krahas vendimeve tjera ka miratuar Raportin për gjendjen e mjedisit.
Hartimi i Raporti tpër Gjendjen e Mjedisit në Kosovë, është bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas nenit 25, të këtij Ligji, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i paraqet Kuvendit Raport për Gjendjen e Mjedisit. Raporti përgaditet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Bazuar në kërkesat ligjore Raporti përmban të dhëna për: gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e Strategjisë së Mjedisit, Planit të Veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e resurseve natyrore, zhvillimin e institucionevemjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.
Ky Raport vjetor paraqet gjendjen e mjedisit kryesisht për vitin 2015, por ka edhe të dhëna të mëhershme me qëllim krahasimi dhe prezantim të trendit.
Për hartimin e raporti, janë grumbulluar të dhëna nga sistemi i monitorimit të mjedisit, nga institucionet që kanë përgjegjësi në prodhimin e të dhënave për çështje të caktuara mjedisore, nga kompanitë, operatorët, ndërmarrjet e ndryshme, publikimet, raportet dhe nga burime tjera.
Qëllimi i këtij raporti, në radhë të parë është, informimi i poltikëbërsve (Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit te Kosovës) për gjendjen e mjedisit me qëllim të nxitjes së hartimit të politikave adekuate mjedisore dhe për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis sikur janë: ekonomia, industria,energjetika, transporti, bujqësia etj. Krahas politikebërërse raporti ka si qellim edhe informimin e publikut të gjerë për gjendjen e mjedisit në vend.
Për më shumë
Të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit
Raporti vjetor per gjendjen e mjedisit