07 November 2016
07.11.2016- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se që nga orët e para të datës 07/11//2016, parashikohet që vendi jonë të përfshihet nga reshjet e shiut, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veri perëndimore, të cilat gjatë orëvetë pasdites, do ta përfshin tërë vendin, me intensitet të shtuar edhe atë rreth 20 -25 mm/3h, apo nga: 60 75 mm/24h.
Më datën 08/11/2016, do të arrihet intensiteti maksimal i reshjeve, të cilat do të arrin në mesë të 65-90 mm brenda 24 orëve, që në total është 125 165 mm (litra/m2).
Reshjet e shiut me intensitet më të ulët (20-40 mm) dhe shpërndarje të pabarabartë hapësinore do të vazhdojnë edhe më datë 09/11/2016.
Situata e tillë sinoptike e ardhur nga pjesa jug-perëndimore e Mesdheut, njiherit do ta përfshin pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, ku si pasoj në disa vende pra edhe në Kosovë, parashikohet që të ketë vërshime.
Për më shumë shihni njoftimin e plotë nga IHMK