26 October 2016
26.10.2016- Prej sot e deri me 28 tetor, në Porto të Portugalisë mbahet takimi i 27 plenarë i Rrjetit EPA (Rrjeti i kryeshefave dhe drejtorëve të Agjencive të Mjedisit të Evropës). Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeshefi i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës z.Ilir Morina.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim i veçantë i Grupit të interesit për vendet e Ballkanit Perëndimore, që funksionon në kuadër të EPA. Fillimisht në takim është biseduar për aktivitetet e deritanishme të këtij grupi dhe janë shkëmbyer përvoja nga takimi dhe nga projekte në të cilat janë pjesëmarrëse Agjencite Mjedisore te vendeve te Ballkanit, sikurse janë ato për ndryshime klimatike, aktivitetet në kuadër të programit ECRAN, ato nga komuniteti për energji dhe mjedis dhe ngjarje tjera.
Më pastaj, është diskutuar edhe për punën që është bërë në finalizimin e projekteve të iniciuara nga Grupi i Interesit për Vendet e Ballkanit Perëndimore. Këto propozim projekte dhe projekte tjera që përfshijnë sektorin e ndryshimeve klimatike, ajrit, mbeturinave, ujit dhe biodiversitetit do të mbështetet nga Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe nga donatorë tjerë që janë aktiv në regjionin e Ballkanit.
Takimi 27 plenarë i EPA, do të vazhdojë nesër me takimin e zgjeruar ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e Agjencive Mjedisore dhe institucioneve tjera relevante nga shumica e vendeve të Evropës. Përveç raportimit nga aktivitetet e zhvilluara në mes të dy takimeve, kësaj radhe në fokus të takimit do të jenë temat për ekonominë e gjelbër, mbeturinat nga ushqimi dhe transporti i qëndrueshëm.