18 October 2016
18.10.2016- Në kuadër të përpjekjeve globale për parandalimin e Ndryshimeve Klimatike, në takimin e 28 të palëve nënshkruese të Protokolit të Montralit që është mbajtur në Ruada, mbi 150 vende kanë arritur një marrëveshje të cilësuar si monumentale për të reduktuar gradualisht gazet që shkaktojnë ngrohjen globale.
Marrëveshja ka të bëjë kryesisht me gazrat HFC që lëshohet nga përdorimi i paisjeve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe ajër i kondicionuar. Delegatët pranuan një amendament kompleks të Protokollit të Montrealit, që parashikon reduktimin e HFC-ve nga vendet e zhvilluara duke filluar nga viti 2019. Megjithkëtë disa kritikë thonë se kompromisi i arritur mund të ketë më pak efekt nga sa pritet.
Marrëveshja e re parashikon tri rrugë që duhen ndjekur nga vende të ndryshme. Kështu, vendet me ekonomi të zhvilluar, si ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë ta kufizojnë përdorimin e HFC-ve brenda pak vitesh dhe nga 2019-a duhet ta çojnë këtë reduktim në 10 për qind.
Vendet në zhvillim, si Kina apo ato të Amerikës Latine do të ndërpresin përdorimin e HFC-ve duke filluar nga viti 2024. Ndërsa vende të tjera si India, Pakistani, Irani dhe Iraku do të bëjnë të njëjtën gjë duke filluar nga viti 2028.