313 - Lajmi Single | AMMK

Mbulushmëria e sipërfaqës së tokës për Kosovën

20 September 2016

foto

20.09.2016- Mbulushmëria e sipërfaqes së tokës për Kosovës për vitin 2012, e njohur ndryshe si CLC është realizuar për herë të parë në territorin e Kosovës nga Institucionet e Kosovës.

 

Këtë e ka bërë Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në programin e punës së Agjencionit Evropian të Mjedisit-EEA.

 

Projekti për Mbulushmërinë e Sipërfaqes së Tokës- Corine Land Cover (CLC), si pjesë e programit planifikues të CORINE ka pasur për qëllim të japë informacion të qëndrueshëm gjeografik, të lokalizuar në mbulesën sipërfaqësore të tokës në vendet Evropiane, përmes krijimit të të dhënavenga  CLC. Qëllimi bazë i të dhënave të CLC është sigurimi i një inventari rreth karakteristikave të sipërfaqes së tokës për menaxhimin e mjedisit.

 

Në vendet e Ballkanit CLC për vitin 2012 është zbatuar me mbështetje financiare nga fondet IPA. Në menaxhimin e CLC2012, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Agjencionit Evropian të Mjedisit ka bashkëpunuar me Qendrën Evropiane për Informacion Hapësinor dhe Analiza(QE-IHA).

 

 

Përfundimi i këtij projekti përpos aspektit mjedisor, ka rendësi të shumëfishtë për zhvillimin  hapësinor dhe ekonomik të vendit. CLC është një bazë solide për të gjitha veprimtarit me karakter hapësinor duke filluar nga përdorimi i tokave, planifikimi hapësinor, bujqësia, pylltaria, mbrojtja e mjedisit, telekomunikacioni, energjetika etj.

 

Të gjitha institucionet me karakter hapësinor, tani posedojnë një gjeo data bazë konkrete për mbulushmerinë e sipërfaqes tokësore në nivel vendi të azhurnuar në kohe reale me saktësi solide, e cila do t’ju ndihmoj në kalkulime, analiza, planifikimin dhe vendimmarrje reale në veprimtaritë dhe segmentet përkatëse.

 

Për më shumë shkarkoni raportin për mbulushmërinëe tokave për Kosovën për vitin 2012

 

Fajlat e CLC 2006-2012 mundë të shkarkohen edhe nga ueb faqja e Copernicus Land Monitoring Services