06 September 2016
06.09.2016- SHBA dhe Kina dy ndotësit më të mëdhenj të globit për nga niveli i shkarkimeve të dioksidit të karbonit, kanë ratifikuar marrëveshjen globale të klimës.
Kjo marrëveshje ishte vulosur në muajin dhjetor në Francë, dhe ishte konsideruar si triumf për organizatat e mjedisit që shpeshherë injorohen.
Fillimisht anëtarët e Komitetit Qendror të Kongresit Kombëtar të Popullit në Kinë e miratuan propozimin për rishikimin dhe rafitikimin e paktit të Parisit pas diskutimesh të zgjatura plot një javë. Menjëherë pas lëvizjes së Pekinit, erdhi dhe sinjali i qartë nga SHBA per ratifikimin e marreveshjes.
Me të mbërritur në krah të liderëve të tjerë të G20-s për samitin e organizuar në qytetin kinez Hangzhou, shefi i shtëpisë së bardhë Barack Obama deklaroi se historia do t`i gjykojë si të një rëndësie jetike përpjekjet e bëra sot. Shkarkimet e dioksidit të karbonit konsiderohen si faktori kryesor pas ndryshimeve klimatike.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina së bashku janë përgjegjëse për 40 përqind të shkarkimeve të karbonit nëpër botë. Në muajin dhjetor, vendet pjesëmarrëse në konferencën e klimës ranë dakort ti reduktojnë shkarkimet mjaftueshëm sa për ta mbajtur rritjen e mesatares së temperaturave globale nën 2 gradë celsius.