310 - Lajmi Single | AMMK

IHMK, paralajmëron mundësinë e vërshimeve për ditët në vijim!

06 September 2016

foto

06.09.2016- Si pasojë e ciklonit të ardhur ngapjesa veri – perëndimore e kontinentit, që nga orët e pas ditës të datës05/09/2016, në pjesën perëndimore të vendit ton, kanë filluar reshjet, e shiut me intensitet prej rreth 13 mm/3/h (13l/m2), të cilat gjatë orëve të mbrëmjes kanë përfshi të tërë vendin. Kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë dy ditëve (07-08/09/2016) me intensitet me të lartë gjatë datës 06/09/2016 ku do të bien rreth 40 mm brenda 24 orëve, ndërsa më datën 07/09/2016 intensiteti i tyre dotë jetë më i ulët ku parashihet të bien rreth 20 mm dhe me ndërprerje të kohë pas kohshme. Gjatë orëve të pas ditës të datës 09/09/2016 pritet që të ndërpriten reshjet.

 

Kjo gjendje do të ndikoj që edhe rrjedhat lumore sidomos ato me karakter fushor të kenë ngritje të ngadaltë por të qëndrueshme të nivelit të ujit edhe gjatë 3 ditëve në vazhdim, të cilat në disa sektorë të tyre do të dalin nga shtrati duke mundësuar përmbytjen e brigjeve rreth tyre.

 

Zonat të cilat do të preken më tepër nga vërshimet, pritet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit ë Bardhë me degët Erenikun, Bistrica e Deçanit, Bistrica e Pejës, lumi Istogut, pastaj rrjedha e mesme dhe e poshtme e lumit Ibri, Lepenci, Nerodimja etj.

 

Shihni më gjerësisht raportin e plotë nga IHMK