02 September 2016
02.09.2016- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka vazhduar publikimin e versionit elektonik të Buletinit Hidro-Klimatologjik për vitin 2016, me publikimin e numrit të dytë të këtij buletini.
Hartimi i Buletinit Hidrologjik dhe Klimatologjik është i bazuar në te dhënat e mbledhura nga monitorimi hidrologjik dhe meteorologjik në Kosovë gjatë periudhës 01 Prill - 30 Qershor 2016.
Në Buletinin Hidrologjik dhe Klimatologjik është pasqyruar gjendja hidrologjike, klimatologjike dhe rastet e paraqitjes se dukurive ekstreme te motit, janë dhënë fakte nga tereni mbi nivelet e ujërave në lumenjtë e Kosovës, sasia e reshjeve dhe indeksi i standardizimit të reshjeve(SPI) si dhe fakte mbi gjendjen klimatike qe përfshinë temperaturat mesatare, minimale dhe maksimale te mesatareve mujore, orët me shkëlqim të diellit dhe ditët me reshje shiu gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2016.
Janë dhënë informacione mbi rastet e paraqitjes së dukurive ekstreme të motit në Kosovë dhe zonat e përfshira me dukuri ekstreme të motit gjatë periudhës për të cilën referohemi ne këtë buletin.
Qëllimi i këtij buletini është qe të mbajë të informuar institucionet qeveritare dhe joqeveritare për gjendjen hidrologjikenë Kosovë, kushtet klimatike dhe dukuritë ekstreme ne mënyrë që institucionet relevante dhe politikëbërësit të orientojnë drejt projektet dhe planet e tyre të veprimit.
Për më shumë shihni Buletinin Hidro-Klimatologjik nr.2 2016