01 July 2016
01.07.2016- Instituti i Planifikimit Hapësinorë ka bërë prezantimin e Setit të parë të treguesve/indikatorëve për fushën e planifikimit hapësinor. Në takim është diskutuar për listën e 26 indikatorëve që janë përgatitur nga IPH, e cila do të shërbejnë si bazë për hartimin dhe vlerësimin e dokumenteve të niveleve të ndryshme të planifikimit hapësinor në Kosovë.
Përveç përfaqësuesve nga MMPH përkatësisht AMMK, në takim ishin të pranishëm edhe pjesëmarrës nga të dy nivelet e vendimmarrjes, duke përfshirë përfaqësuesit përkatës të komunave dhe sektorëve relevant të Qeverisë së Kosovës. Kjo pjesëmarrje kishte një rëndësie të veçantë për faktin se puna e përbashkët dhe bashkëpunimi i të dy niveleve të vendimmarrjes do ta bëjë më të lehtë procesin e planifikimit hapësinor në të ardhmen.
Për me shumë detaje shihni dokumentin e pergatitur nga IPH