307 - Lajmi Single | AMMK

Shkëmbimi i praktikave në mes Parqeve Nacionale “Bjeshkët e Nemuna” e “Prokletije” dhe Parqeve Natyrore të Provincës së Trentos.

29 June 2016

foto

29.06.2016- Në kuadër të programit ndërkufitar Kosovë – Mal të Zi, me datë 26 qershor deri 2 korrik në Trentino të Italisë, po realizohet pjesa e III-të e trajnimit profesional dhe vizitës studimore me qëllim të krahasimit të praktikave me të mira të Rrjeteve Ekologjike dhe Edukimit Mjedisor për të promovuar, jo vetëm mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, por edhe krijimin e raporteve mes njerëzve dhe natyrës në përgjithësi.

 

Aktivitete të cilat janë të parapara në projektin BorN – Borderless Nature. Biodiversity Protection and Development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Nationla Parks, parashohin disa vizita në parqet natyrore të Trentinos dhe praktika te menaxhimit te udhëhequra nga ekspertët e Albatros Srl.

 

BorN është një projekt i BE-së i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga Trentino con il Kossovo, Agjencioni për Mbrojtjën e Mjedisit te Kosoves dhe Komuna e Plavës në Mal te Zi, me mbështetje profesionale nga Associazione Trentino con i Balcani Onlus dhe Albatros Srl.

 

Në vizitën studimore në Trento po marrin pjesë një grup prej 18 zyrtarëve nga Kosova dhe Mali i Zi, ne mesin e te cilëve edhe përfaqësues nga Agjencioni për Mbrojten e Mjedisit, Parkut Kombetare Bjeshkët e Nemuna, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave joqeveritare mjedisore.