306 - Lajmi Single | AMMK

Emetimet e Gazrave Serre nga sektori i Bujqësisë!

24 June 2016

foto

24.06.2016- Në kuadër të takimit rajonal “Vlerësimi i emetimeve të GHG nga sektori i bujqësisë”, të mbajtur në Zagreb të Kroacisë (21 dhe 22 Qershor) në kuadër të Programit ECRAN (Environment and Climate Regional Accession Network), u prezantua edhe gjendja në Kosovë e emetimeve nga ky sektor.

 

Sektori i Bujqësisë, përfshin rreth 7% të emetimit të përgjithshëm të gazeve serrë në Kosovë ose rreth 700  Gg (Giga gram) CO2 ekuivalent (eq.),përkatësisht 700 mijë ton CO2 equivalent.  Ky sektor i takon kategorisë së tretë sipas IPCC 2006 përbëhet nga dy nën sektorë (kategori) tjera. Nën sektori i parë përfshinë emetimin nga bagëtia, ku bëjnë pjesë kryesisht emetimet e metanit nga fermentimi enterik (procesi digjestiv i kafshëve) dhe emetimet e oksidit të azotit dhe metanit nga menaxhimi i plehrave të kafshëve. Nga ky nën sektor vijnë rreth 550 Gg CO2 eq. në vit.  Sektori i dytë trajton emetimet nga fertilizimi i tokës dhe nga djegia e biomasës. Kategoritë më të rëndësishme të këtij nën sektori janë emetimet indirekte të oksidit të azotit që lidhen me menaxhimin e plehrave dhe fertilizimin e drithërave. Gjithsej, ky nën sektor emeton rreth  150 Gg CO2 eq në vit.

 

Emetimet vjetore nga sektori i Bujqësisë në Kosovë janë rreth 690 Gg CO2 eq.. Fermentimi enterik (procesi digjestiv i kafshëve), përbën 70 % të emetimeve ose 470 Gg CO2  eq., i pasur nga  emisionet direkt të N2O nga menaxhimi i tokës (dheut) me 11% (77 Gg eq .), dhe nga emetimet nga menaxhimi i plehut te kafshëve me 9% (57 Gg eq.).  Metanit (CH4) me pjesëmarrje prej 77% të totalit, është gazi kryesor i emetuar i këtij sektori i pasur nga Oksidi i Azotit (N2O) me 20% dhe Dyoksdi i Karbonit (CO2)me 3%. 

 

Ne kuadër te takimit u diskutua edhe per metodologjitë që përdoren për vlerësimin e emitimeve te gazrave serre nga sektori i bujqësisë, të dhënat e nevojshme për vlerësimin e emisioneve, bashkëpunimin ndërinstitucionale dhe aspekte tjera institucionale dhe teknike për inventarin e emisioneve të GHG nga sektorii bujqësisë.

 

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,është hartues i inventarit të GHG në Kosovë. Përveç përfaqësuesve nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në takim morën pjesë edhe zyrtarë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

 

 

Për me shume vizitoni ueb faqen e ECRAN