24 June 2016
24.06.2016- Me iniciativën e Qendrës për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor ne Kosove - KEERC, ekspert të Institutit MaxPlanck për Ornitologji nga Gjermania në bashkëpunim me Universitetin e Konstantes në Gjermani, Universitetin e Prishtinës dhe me Institutin për Mbrojtjen e Natyrës për here të parë në Kosove po realizojnë trajnimin për unazimin e shpendëve të egra.
Me ketë rast dje është përfunduar me sukses puna praktike në unazimin e gjashtë lejlekëve si dhe vendosjen e pajisjeve për përcjelljen e lëvizjeve te tyre migrimin ne tre individ të Lejlekëve të Bardhe (Ciconia ciconia).
Lokaliteti në të cilin u realizua ky aktivitetishte në afërsi të Lipjanit, vend i cili njihet për në numër te madh të foleve të lejlekëve dhe ne te njëjtën kohë u mbështet teknikisht nga Kompania KEDS.
Ky aktivitet që do të zgjas deri në fillim te javës tjetër do te përfshijë unazimin edhe të llojeve tjera të zogjve që do të kapen me metoda të ndryshme dhe i cilin synon të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Kosova ende nuk posedon kodin e saj kombëtar përunazim te shtazëve te egra por mendohet qe shume shpejt do te fillojnëprocedurat për certifikim me këtë kod nga Unioni Evropian për Unazim -EURING.
Per me shumë vizitoni edhe profilin ne facebook te KEERC