303 - Lajmi Single | AMMK

Gara për projekte të gjelbra në Kosovë

20 May 2016

foto

20.05.2016-  Qendra informative dhe kulturore e BE- së në Kosovë, ka shpallur thirrjen “Gara për projekte të gjelbra në Kosovë”. Kjo garë ka për qëllim shpërblimin e aktiviteteve përkatësisht projekteve në fushën e mjedisit si të cilat janë duke u implementuar nga institucionet dhe grupet e ndryshme apo edhe individët.

 

Të drejtë aplikimi kanë institucionet qeveritare, shoqëria civile, bizneset, shkollat dhe individët. Projekti duhet të jetë me bazë në Kosovë dhe duhet të përfshijë aktivitete që i takojnë grupit të projekteve të gjelbra si programe riciklimi, eficencë të energjisë, përdorimin e pajisjeve për zvogëlimin e ndotjes dhe projekte të tjera të ngjashme.

 

Aplikimit tuaj duhet ti bashkëngjitni një faqe përmbledhje të aktivitetit (projektit) tuaj dhe përshkrimin e ndikimeve të tij pozitive në mjedis si dhe foto ose video nga aktiviteti. Afati i aplikimit është deri me 28 maj. Për projektet më të mira do të ketë shpërblime atraktive.

 

Për më shumë detaje shihni thirrjen nga Qendra informative dhe kulturore e BE- së në Kosovë, vizitoni ueb faqen www.euicc-ks.com ose kërkoni informacion në email adresën info@euicc-ks.com

 

 

Thirrja në gjuhën shqipe

 

 

Thirrja në gjuhën angleze