302 - Lajmi Single | AMMK

Parku Kombëtar Sharri përfiton donacion në kuadër të bashkëpunimit me Parkun Kombëtar Berchtesgaden nga Bavaria e Gjermanisë

13 May 2016

foto

13.05.2016- Parku Kombëtar Sharri, do të përfitojë mbi 100 mijë euro donacion, në kuadër të projektit për bashkëpunim të arritur me Parkun Kombëtar Berchtesgaden nga Bavaria e Gjermanisë.

 

Ky bashkëpunim u bë e ditur pas takimit që Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, realizoi me udheheqesen e projektit COSIRA, Ottilie Mooshofer, nga e cila mori konfirmimin se Parku Berchtesgaden ka ndarë 68 mijë euro, ndërsa shumën deri 40 mijë euro e ka ndarë Agjencioni Gjerman për Zhvillim (GIZ).

 

Qëllimi i bashkëpunimit i detajuar përmes marrëveshjes në mes dy parqeve kombëtare është zhvillimi i qëndrueshëm në parqet kombëtare, monitorimi i biodiversitetit, mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

 

Ministri Agani, falenderoi udhëheqësen e projektit COSIRA, dhe në përgjithësi qeverinë gjermane për ndihmën që po i japin Kosovës, e në veçanti për ndihmën që po vazhdojnë t’i japin MMPH-së.

 

Ky donacion është mundësuar në kuadër të Projektit COSIRA i përkrahur nga GIZ për Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Parkun e Sharrit, implementimi i të cilit do të fillojë në qershor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017.