300 - Lajmi Single | AMMK

Fauna e egër në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna e regjistruar nga kamerat kurthë

03 May 2016

foto

03.05.2016- Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, zyrtarët e IKMN-së, kanë realizuar një vizitë terreni në Grykën e Junikut dhe të Deçanit, konkretisht në Bjeshkën e Erenikut dhe atë të Baballoqit në kuadër të PK “Bjeshkët e Nemuna”.

 

Me këtë rast u bë marrja e regjistrimeve nga dy kamerave kurth të vendosura kohë më parë në pjesët ku besohet se është zonë e mundshme e lëvizjes së një numri të llojeve kafshëve të egra.

 

Pas kontrollimit të kamerave u konstatua se ishin fotografuar llojet e gjitarëve si: Ari u murrmë (Ursus arctos), Derri i egër (Sus scrofa), Kaprolli (Capreolus capreolus), Dreri (Cervus elaphus), Dhelpra (Vulpes vulpes), Macja e egër (Felis sylvestris), si dhe disa lloje tjera te zakonshme qe nuk vëreheshin mirë. Nga prania e numrit të konsiderueshëm të tyre mund të konstatohet se gjendja relativisht e mirë e faunës në këtë pjesë të parkut.

 

 

Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në drunj apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin ellojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.

 

Kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshmetë shtazëve të egra.

Këto kamera deri më tani kanë siguruar të dhëna të besueshme për praninë e llojeve të ndryshme të shtazëve të egra në këto zona të mbrojtur.

 

 

Për më shumë shihni disa foto me lloje të faunës së egër të kapura nga kamerat kurthë