299 - Lajmi Single | AMMK

Shenjëzimi i Monumenteve Natyrore

03 May 2016

foto

03.05.2016- Duke marrë për bazë rëndësinë që kanë Monumentet Natyrore për mjedisin, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në fillim të vitin 2016, ka nisur projektin për shenjëzimin eZonave të Mbrojtura – Monumenteve të Natyrës. Projekti është realizuar në shtatëmbëdhjetë komuna, në të cilat paraprakisht janë identifikuar objektet e tilla.

 

Projekti ka për qëllim njoftimin e opinionit se këto pjesë janë nën mbrojtjen ligjor dhe ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për rëndësinë që kanë vlerat natyrore dhe mbrojtja e mjedisit. Prandaj, këto objekte si të tilla duhet të ruhen dhe të menaxhohen sipas rregullave e dispozitave ndërkombëtare dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të qëndrueshme.

 

 

Aktualisht janë shenjëzuar 130 Monumente Natyrore, në shtatëmbëdhjetë komuna, ndërsa tri prej tyre janë Monumente Natyrore me Rëndësi të Veçantë.

 

Monumentet e Natyrës janë pjesë ose tërësi e pjesëve të pandryshuara të natyrës së gjallë ose të vdekur, që kanë vlerë ekologjike, shkencore, estetike ose kulturo-historike dhe turistike. Objektet e tilla munden me qenë gjeologjike - shpella, humnera, muret shkëmbore, hidrologjike -   burime, ujë rrjedhë, ujëvarë, liqe, botanike - ekzemplarë të rrallë ose të rëndësishëm të botës bimore për një lokalitet, lokalitet i vogël botanik ose zoologjik i rëndësishëm për vlerat e tij shkencore, si dhe  mineralogjike, strukturë gjeologjike, sedimente etj.

 

Monumentet e Natyrës hyjnë në kategorinë e tretë, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN-së, ndërsa sipas prejadhjes së tyre ndahen në dy kategori: Objektete natyrës së gjallë dhe Objektet e natyrës jo të gjallë

 

Objektet e natyrës së gjallë – në këtë kategori bëjnë pjesë drunjtë karakteristik si dhe territoret me veçori karakteristike të botës së gjallë dhe biotope të veçanta, me prani të llojeve bimore dhe shtazore, endemike, relikte e të rralla. Pastaj, drurët me vlera të veçanta estetike e dekorative me moshë qindra vjeçare apo që janë në rrezik të zhdukjes, is dhe drurët ose pjesët pyjore të vendosura në brigje, në qendër të vendbanimeve me të cilat lidhen ngjarje të rëndësishme historike. Zonat e tilla përcaktohen si Monumente Natyrore për shkak të rëndësisë shkencore, natyrore, kulturore –historike, si dhe karakteristikat e tyre të veçanta.

 

Objektet e natyrës jo të gjallë – këtë kategori e përbëjnë gjeomonumentet që janë të natyrës së ndryshme dhe klasifikimi i tyre bëhet në bazë të formës së shfaqjes dhe origjinës. Sipas faktorëve apo proceseve që kanë ndikuar në krijimin e tyre, këto objekte ndahen në: gjeologjike, gjeomorfoligjike, hidrologjike etj.

 

Në Monumentin e Natyrës dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij që është pjesëpërbërëse e zonës së mbrojtur nuk lejohen veprimtari të cilat rrezikojnë karakteristikatdhe vlerat e tij.

 

Monumentet Natyrore kanë vlera të shumta dhe të përsëritshme dhe se çdo dëmtim i tyre mund të jetë i pakompenzueshëm. Prandaj, mbrojtja e tyre është shumë e nevojshme,sepse vlerat e tilla janë të rëndësishme jo vetëm për faktin se paraqesin bazën e informatave shkencore, por edhe për aspektin arsimor, kulturor, historik dhe turistik. Rëndësia shkencore e Monumenteve Natyrore për shkencat si: biologjia, gjeologjia, gjeomorfologjia, hidrologjia etj, është shumë e madhe meqenëse tregojnë të dhëna të rëndësishme me të cilat sqarohen dukurit dhe ligjëshmërit e ndryshme natyrore.