298 - Lajmi Single | AMMK

IHMK, paralajmëron vërshime

03 May 2016

foto

03.05.2016- Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut e kanë përfshi Kosovën me intensitet të ulët duke filluar gjatë ditës së djeshme (02/04/2016), ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së datës 03/04/2016, me intesitet të shtuar. Reshjet e shiut pritet që edhe gjatë ditës së sotme të jenë prezentë në tërë territorin e Kosovës. Kështu gjatë orëve në vazhdim, parashihen reshje të dendura të shiut, me maksimum të intensitetit gjatë mesditës së ditës  së sotme, ku sasia e reshjeve brenda 24 h pritet të arrin rrethë 37 – 50 mm.

 

Reshje lokale shiu të herë pas hershme me intensitetit të ulët do të këtë edhe gjatë pasdites së sotme, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatëditëve në vazhdim (04-05/04/2016, ndërsa më datën 06 pritet të ndërpriten.

 

Nga këto reshje niveli nëpër lumenj sidomos atyre me karakter malorë. pritet që të jetë më i vrullshëm dhe më i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëria për zonat e prekura dhe më tepër të ekspozuara: shumë e lartë 17%, e lartë 58%, mesatare 11%.

 

Zonat me potencial të lartë të vërshimeve janë pjesa perëndimore e Kosovës, konkretisht pjesa veriore e Rrafshit të Dukagjinit (Bistrica Pejës, Bistrica Deçanit, Lumi Istogut, Drini Bardhë), pjesa verioredhe qendrore e Kosovës (Ibri, Sitnica, Drenica), vërshime në disa pjesë tëlumit Sitnica. Po ashtu situatë e ngjashme do të jetë edhe në pjesën lindore të Kosovës (Morava e Binçs, Kriva Reka).

 

 

Për më shumë shihni raportin nga IHMK