03 May 2016
03.05.2016- Si pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit Mbrojtja e Biodiversiteti në Ballkan- Forcimi i bashkëpunimit përgjatë Brezit të Gjelbër Ballkanik, i financuar nga Fondacioni Gjerman për mjedis dhe i implementuar së bashku nga Zyra e programit të IUCN (Unioni Botëror për Konservimin e Natyrës) për Evropën Juglindore dhe nga Organizata EuroNatur, organizohet gara e fotografisë Balkan Green Belt Photo Contest-Explore, Capture, Share. Qëllimii garës është promovimi i bukurive natyrore të brezit të gjelbër të Ballkanit.
Në Kosovë ky projekt organizohet nga OJQ ERA dhe mbështetet profesionalisht nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, te dyja këto anëtare te Brezit të Gjelbër Ballkanik.
Për fotografitë më të mira do të ketë edhe shpërblime.
Për të marrë më shumë informata në lidhje me konkursin, kushtet e aplikimit, projektin dhe panelin e jurisë, klikoni në linqet vijuese.