01 April 2016
01.04.2016- Ministri i MMPH-së, Ferid Agani, së bashku me kryeshefin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z.Ilir Morina dhe u.d. drejtorin e departamentit të ujërave z.Rizah Hajdari, po marrin pjesë në takimin e lartë ministror për Ndryshime Klimatike dhe Mjedis për Regjionin e Evropës Juglindore, që po mbahet në Podgoricë të Malit të zi.
Në takim me tjerash është diskutuar për gjendjen mjedisore në regjionin e Evropës Juglindore, sfidat dhe perspektiva, rolin e Agjencive të Mjedisit të regjionit në mbështetjen dhe implementimin e politikave mjedisore, prioritetet e bashkëpunimit regjional për ndryshime klimatike dhe mjedis, si dhe si të vendoset mjedisi dhe ndryshimet klimatike në prioritetet e politikave regjionale.
Në përmbyllje të takimit, pritet që ministrat e vendevetë Evropës Juglindore, të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët mbi synimet për bashkëpunim rajonal për ndryshime klimatike dhe mjedis.
Në takim përveç përfaqësuesve nga institucionet mjedisore të vendeve të Ballkanit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga UNEP, Agjencioni i Mjedisit të Evropës, EPA Network, IUCN dhe zyra Regjionale për Mjedis REC.