24 March 2016
24.03.2016- Ditë më parë sipas informacioneve të publikuara në disa media elektronike dhe të shkruara, gjendja mjedisore dhe efekti në shëndet,në komunën e Obiliqit është prezantuar si alarmante. Këto raportime me theks të veçantë kanë prezantuar gjendjen në fshatin Dardhishtë, duke shkaktuar kështu një konfuzion dhe keqinformim jo vetëm për banoret e Obiliqit por edhe me gjerë.
Me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt, AMMK si institucion qendror që ka përgjegjësi në monitorimin e mjedisit, informimin dhe raportimin për gjendjen e tij, ndjen përgjegjësi të ofrojë informatat që ka në dispozicion për këtë zonë, dhe të cilat janë si rezultat i monitorimit të gjendjes në këtë zonë dhe mbledhjes së informatave nga burime të ndryshme.
Fillimisht, AMMK vlerëson se efektet që i atribuohen ekspozimit të emisioneve që shkarkohen nga ndotësit në këtë komunë varën nga burimi, ekspozimi i emetimit, përqendrimet e ndotjes dhe efektet e dozës. Nga ky vlerësim duhet të merret parasysh së problemet mjedisore ne KEK kanë filluar qe nga vitet e 60-ta dhe si formë e akumulacioneve të ndotëseve ato janë të trashëguara. Si rezultat i këtyre akumulimeve ndotëse efektet ne mjedis dhe shëndet në formë kumulative mund te vërehen edhe sot.
Te dhënat që ka AMMK për kualitetin e ajrit, emisioneve në ajër, investimeve në përmirësimin e mjedisit nga Komuna, KEK-udhe donatoret tjerë, dhe monitorimi i numrit te rasteve me sëmundje kronike në këtë komunë, tregojnë një mos përputhshmëri më informacionet të lëshuar nga mediat elektronike dhe të shkruara. Kjo për faktin se të gjithë treguesit flasin që në këtë zonë gjatë dy viteve të fundit ka pasur përmirësim të gjendjes së mjedisit.
Për më shumë reagimi dërguar mediave