292 - Lajmi Single | AMMK

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

07 March 2016

foto

07.03.2016- Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, bazuar në të dhënat nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Përmbytjeve (EFAS), parashikohet që edhe Kosova, që nga data 07/03/2016, duke filluar pas orës 03.00 a.m. do të përfshihet nga reshjet e shiut, duke nisur fillimisht në pjesën veri-perëndimore të vendit, për ta përfshirë më pas tërë vendin.

 

 

Sasia e reshjeve do të jetë rreth 15 – 20 mm brenda 6 orëve, për të arritur maksimumin rreth orëve të pasdites. Kjo situatë do të vazhdoj me intensitet të shtuar me rreth 30 mm (lm2), brenda 6 orëve. Gjendje e tillë do të jetë deri pas mesnatës së datës 08/03/2016, kur pritet edhe të ndërpriten reshjet.

 

 

Nga këto reshje niveli nëpër lumenj sidomos atyre me karakter malorë. pritet që të jetë më i vrullshëm dhe më i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëri për zonat e prekura dhe më tepër të ekspozuara: shumë e lartë 65%, e lartë 19%, mesatare 16%.

 

 

Për më shumë shihni raportin e IHMK