286 - Lajmi Single | AMMK

SOER 2015, edhe në gjuhën shqipe

15 February 2016

foto

15.02.2016- Sinteza e Raportit “Mjedisi i Evropës, Gjendja dhe Perpesktiva 2015”, i njohur ndryshe si SOER tani më është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.  SOER është dokument kyç i integruar për gjendje te mjedisit në Evropë, të cilin Agjencia e Mjedisit të Evropës e dorëzon te Parlamenti Evropian. Raporti përmban informata për mjedisin në Evropë, vlerësime për mjedisin në planin global, analizë krahasuesetë shteteve përmes indikatorëve mjedisor dhe raporte specifike të shteteve dhe rajoneve. E gjithë kjo është bazë e mirë dhe mjet i çmueshëm në krijimin e politikave të ardhshme nacionale, evropiane për mjedisin.

 

Mesazhet kyçe që sjellë raporti vlerësojnë se:“Politikat evropiane për mjedisin dhe klimën realizuan përfitime esenciale për përmirësimin e mjedisit dhe cilësinë e jetesës, njëherësh nga inovacionet, krijimin dhe rritjen e vendeve të reja të punës. Përkundër realizimeve të këtilla, Evropa akoma po ballafaqohet me një sërë sfidash mjedisore të mëdha. Tejkalimi i tyre do të kërkojë ndryshime thelbësore në sistemet e prodhimtarisëdhe konsumit, të cilat janë shkaqet burimore të problemeve mjedisore “.

 

Raporti konkludon po ashtu se edhe pse realizimi i tërësishëm i politikave ekzistuese do të jetë me rëndësi esenciale, as politikat vijuese për mjedisin, as realizimet ekonomike dhe teknologjike nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u arritur vizioni për Evropën deri në vitin2050. Tejkalimi i ndryshimeve komplekse, me të cilat ballafaqohet Evropa, do të kërkojë politika më ambicioze, të mbështetura me njohuri më të mëdha dhe investime më të mençura, të drejtuara nga transformimi fundamental i sistemeve kyçe siç janë ushqimi, energjia, banimi, transporti, financat, shëndetësia dhe arsimi.

 

Raporti pesëvjeçar për gjendjen e mjedisit (SOER 2015) i Agjencisë Evropiane te Mjedisin (EEA), është promovuar zyrtarisht në 39 shtetet anëtare të rrjetit EIONET, ndër të cilat është edhe Kosova. Republika e Kosovës, përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit- AMMK si pjesë e rrjetit EIONET, aktivisht mori pjesë në tërë procesin e përgatitjes dhe hartimit të SOER-it 2015.

Me rëndësi të posaçme për Kosovën, është se në pjesën 4, te SOER 2015, për herë të parë  është hartuar kapitulli nacional për Republikën e Kosovës (Country briefing), në të cilin është dhënë vështrim i veçantë për gjendjen e mjedisit  në shtetin tonë.

 

Shkarko Raportin