285 - Lajmi Single | AMMK

A është ky dimri më i ftohtë në 16 vitet e fundit?

21 January 2016

foto

21.01.2016- Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga viti 2000 e deri më sot, temperatura më e ulët minimale është regjistruar në vitin 2006, me -25 gradë Celsius. Dimër i ftohtë në Kosovë gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe ai i vitit 2005, ku temperatura minimale e regjistruar ka qenë -23 gradë Celsius.

 

 

Dimra  të ftohtë kanë qenë edhe ai i vitit 2012 me temperaturë minimale -22 gradë Celsius, dhe ata në vitet 2002 dhe 2003 ku temperatura minimale e regjistruar ka qenë -20 gradë Celsius.

 

Gjatë këtij viti, IHMK-ja deri me tani si temperaturë më minimale ka regjistruar -19 gradë Celsius, ne stacionin meteorologjik në Ferizaj, ndërsa në stacionin meteorologjk në Prishtinë temeperatura minimale e regjistruar ka qenë -20 gradë Celsius.

 

 

 

Për më shumë shihni grafikun