13 January 2016
13.01.2016- Shoqata franceze Tetraktys e cila aktivitetine vetë e zhvillon në sektorin e turizmit rural, sportiv dhe atij malor në kuadër të buletinit përmbledhës për vitin 2015, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe Shpellës së Gadimes.
Në buletin i kushtohet vëmendje edhe vizitës së delegacionit të zyrtarëve të Shpellës së Gadimes dhe të Institutit të Mbrojtjes së Natyrës në Francë. Delegacioni nga Kosova gjatë kësaj vizite kishte rastin të përfitonte përvojat franceze në menaxhimin e shpellave me theks të veçantë në mbrojtjen e tyre, planifikimin, sigurinë dhe zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm natyrorë.
Shoqata Tetraktys në kuadër të objektivave të saj ka edhe bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e turizmit malor dhe ofrimin e përvojës në kuadër të kërkesave për zhvillim duke respektuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për më shumë:
Shikoni videon e realizuar nga vizita e delegacionit të Kosovës në Francë